E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rrëfimi shokues: Gleardi më më dha kokainë dhe rrihte me këmbë karrigeje
Lajme

Rrëfimi shokues: Gleardi më më dha kokainë dhe rrihte me këmbë karrigeje

“Gleardi me ka dhunuar me këmbë karrigeje, me godiste me shkelma dhe grushte. Kam tentuar të hidhem nga i pestë nga dhuna. Më kërcënonte me video intime. Më fajësonte se nuk ikte dot në Gjermani. Më jepte drogë, e kam parë duke pirë kokainë, më ka dhënë pesë herë kokainë”, mësohet të ketë thënë e reja. Ndërkohë, avokati i 28-vjeçares ka kërkuar gjykim për tentativë vrasjeje ndaj autorit.

Një ngjarje horror është zbuluar ditën e djeshme. Një 28-vjeçare është mbajtur e mbyllur dhe është dhunuar për plot 1 javë nga partneri i saj, Gleard Gusholli. E reja është vajzë e dy prindërve nga Tirana dhe ka lindur në Gjermani.

Aty përfundoi studimet për infermieri dhe po aty njohu edhe personin që për pak desh i mori jetën. 28-vjeçarja ka treguar se njohja e tyre nisi në Gjermani, aty ku e ndihmoi pasi e gjeti në gjendje jo të mirë në spital. 31-vjeçari e mbajti të mbyllur dhe e dhunoi barbarisht për një javë bashkëjetuesen e tij.

Po ashtu, policia ka vënë në pranga edhe katër miqtë e Gushollit, të cilët nuk kallëzuan krimin dhe e larguan atë nga vendi i ngjarjes. Bëhet fjalë për Besmir Nurçellari, Arjan Sheta, Bledi Kateshi dhe Erlind Kateshi. Dyshohet se shkak i kësaj ngjarje është xhelozia.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.