E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Librazhd, plagoset i moshuari shpërthimi i  bombolës së gazit në  banesë
Lajme

Librazhd, plagoset i moshuari shpërthimi i bombolës së gazit në banesë

Shpërthen një bombol gazi në Librazhd, dhe për pasojë një i moshuar ka mbetur i plagosur. Ngjarja ndodhi mëngjesin e sotëm, në lagjen nr. 1.

NJOFTIMI I POLICISE

Mëngjesin e sotëm, në lagjen nr. 1, Librazhd, dyshohet se për shkak të rrjedhjes së gazit, ka shpërthyer një bombol e vogël gatimi, në banesën ku jetonte i vetëm shtetasi S. Q., 74 vjeç.

Si pasojë, është dëmtuar lehtë, jashtë rrezikut për jetën, 74-vjeçari, i cili është në kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë ligjor të shkakut të kësaj ngjarjeje.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.