E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Poliçan/ 15-vjeçari humb kontrollin e makinës, vdes pasagjeri bashkëmoshatar
Lajme

Poliçan/ 15-vjeçari humb kontrollin e makinës, vdes pasagjeri bashkëmoshatar

Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Poliçan.

Nga informacionet e deritanishme bëhet e ditur se një mjet ka dalë nga rruga dhe ka rënë nga një lartësi. Një 15-vjeçar me incialet A.Z ka humbur jetën ndërsa është plagosur rëndë shoferi me iniciale F.Z 15-vjeç dhe dy vajza të mitura që po udhëtonin me ta.

Të plagosurit janë duke u transportuar me urgjencë në spital.

Njoftimi i policisë

Berat/Informacion paraprak/ Në rrugën rurale të fshatit Plirëz, Poliçan shtetasi F.Z., 15 vjeç, duke drejtuar mjetin tip “Alfa Romeo”, ka humbur kontrollin mbi mjetin dhe për pasojë mjeti ka dalë nga rruga. Si pasojë ka humbur jetën shtetasi A.Z (pasagjerë në mjet) rreth 15 vjeç si dhe janë dëmtuar shtetasi F.Z (drejtues mjeti), dhe dy shtetase të tjera të mitura që ndodheshin në mjet.

Të dëmtuarit janë transportuar në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.