Dy fjalë zemre për Agron Llakajn
Vitet në skenë por edhe në jetë kanë ecur pa u ndierë për aktorin Agron Llakaj. Ditën e sotme, aktori feston ditëlindjen e e 63-të. Talenti dhe brumi i tij artistik u derdh në skena dhe ekrane. Drejtoi dhe shkëlqeu në ” Portokalli” dhe që nga ajo kohë ideoi dhe drejton me sukses prej vitesh spektaklin ” “Alpazar” si gjithmonë i pakrahasueshem dhe elegant në skenë. Shqiptaret e kane shijuar dhe duartrokitur ne vite e vite.
Djaloshi i cili iku nga Tepelena për të ndjekur studimet e larta në Akademinë e Arteve, sot Universiteti i Arteve në Tiranë, përbën një nga emrat më të njohur dhe të pëlqyer të publikut.
Fillimisht si regjisor në Shtëpinë e Kulturës në vendlindje në Tepelenë, më pas në Estradën Profesionale të Gjirokastrës, rrugëtimin si aktor i lirë, pa qenë nevoja për të qenë pjesë e një trupe shtetërore teatrore e nisi me pjesëmarrjet speciale në programet e viteve 90’.
Agron Llakaj sot mbush plotë 63 vjeç dhe redaksia e “PUBLIK.live” i urojme dhe 100 vite të lumtura pranë familjes tij.

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



