E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Lajme

Policia çon për ndjekje penale Bashën, 12 deputetë dhe 85 qytetarë

Policia e Tiranës ka çuar për ndjekje penale kryetarin e PD-së, Lulzim Bashën për protestën e zhvilluar ditën e djeshme, ku opozita bllokoi 5 pikat kyçe të akseve rrugore në të gjithë vendin.

Përveç Bashës, Policia ka kallëzuar penalisht edhe deputetët që
morën pjesë në këtë protestë, Arben Ristanin, Oerd Bylykbashi, Gerti Bogdani, FlamurNoka , Eduart Halimi, Gent Strazimiri, Asllan Dogjani, Igli Cara, Kastriot Islami, Genc Pollo, Keltis Kruja, Edi Poloka.

Po ashtu, burime nga policia bënë me dije se materialet hetimore në lidhje me protestën e djeshme janë referuar në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë edhe për 85 persona, të cilët janë evidentuar nga ana e bluve të kryeqytet si bllokues të rrugëve në Tiranë.

Mësohet se ndaj tyre, policia ka ngritur dy akuza: ‘Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme’ si dhe  ‘Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit’.

Vepra penale për bllokim të qarkullimit dhe tubim të paligjshëm dënohet nga gjobë deri në tre vite burg

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.