Sa kushtoi unaza me diamante me të cilën Luiz i propozoi Kiarës

Luizi i bëri një surprizë të paharrueshme Kiarës një mbrëmje të së shtunës, duke i bërë një propozim martese. Ai vendosi që të çonte marrëdhënien e tyre më tej dhe ia dhuroi një unazë me diamante si shenjë dashurie.

Në ditët e fundit, ai kishte thënë se kishte qenë i dyzuar për ndjenjat e tij ndaj saj dhe vendosi që t’i shprehë ato në këtë mënyrë të veçantë.

Pika kulminante ishte në “prime”, kur moderatorja dëgjoi një rrëfim të Luizit në dhomën e rrëfimit, i cili thoshte se është nxituar në hapat që ka hedhur me Kiarën dhe mendon se lidhja e tyre nuk do funksionojë jashtë shtëpisë.

Kjo bëri që ajo të shpërthente në lot dhe kërkoi të dalë menjëherë nga shtëpia. Por, Luizi e mori përdore duke e nxjerrë në oborr me pretekstin për ta sqaruar. Por, sapo u vendosën në qendër të skenës, ai u ul në gjunjë duke nxjerrë nga xhepi një unazë. Reagimi i Kiarës ishte epik pasi moderatorja tha: “Po, por dua të ta fus një shpullë”.

Ajo që tërhoqi vëmendjen ishte edhe unaza e veçantë që Luizi kishte zgjedhur për të dashurën e tij. Unaza me diamante që Luizi, zgjodhi për Kiarën kushtoi plot 2500 euro. Edhe këtë herë, Luizi tha që hyri në borxh për të surprizuar partneren.

Publikuar nga Publik Media