E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kushëriri i saj akuzohet si porositësi i vrasjes së Nikulaj/ Reagon e afërmja e Edmondit: Portugez që flet shkodranshe?!
Lajme

Kushëriri i saj akuzohet si porositësi i vrasjes së Nikulaj/ Reagon e afërmja e Edmondit: Portugez që flet shkodranshe?!

Nertila Haxhia, e afërmja e Edmond Haxhisë, i akuzuar si porositësi i vrasjes së Ardian Nikulaj, ka reaguar së fundmi përmes një postimi në Facebook.

Ajo ka ironizuar policinë se vrasësi na qenka një “Portugez qe flet shkodranshe”. Ndër të tjera thase janë blerë “dëshmitarë” dhe aktorë për kamera një vit rresht, duke nënkuptuar se historia e ndërtuar deri më tani me faktet e zbuluara nuk është e vërtetë. Ajo vijoi në shkrimin e saj duke pyetur me ironi nëse “ka ndonjë histori tjetër për Hollywood”.

“Portugez qe flet shkodranshe ta marrsha! Bukur jeni tu ua rras te pafajshmeve! Vazhdoni se e keni mire! Shkoni vidhni motorra anej e ktej tek njerez te afterm,e ngjitujani atyne. Blini “deshmitare” dhe aktore per kamera nje vit rrjesht, improvizoni persona te ngjashem, blini vete karta telefoni angleze e shqiptare e shkruni mesazhe, pasi thyeni pa autorizime tjeret. Patjeter more, vrasjet me motora te vet i bajne njerezit, madje me letra ne emrin e vet. Naj histori tjeter, per Holliwood a keni?!” – shkruan Nertila në Facebookun e saj.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.