Dhunoi dhe i theu dhëmbët një 60-vjeçari, arrestohet shqiptari në Itali
Policia italiane ka arrestuar një 39-vjeçar shqiptar. Ky i fundit akuzohet se ka dhunuar dhe ka vjedhur një 60-vjeçar kinez. Arrestimi ka ndodhur më 24 prill, ndërsa denoncimi është bërë që më 7 korrik të vitit 2022.
Shqiptari i veshur me rroba të errëta dhe ne kapuç të ulur mbi fytyrë ka ndjekur me makinë viktimën deri në via di Brozzi me një makinë të tipit Mercedes Class A. Për tre minuta ai ka vjedhur portofolin, katër karta debiti dhe krediti, si dhe dokumentet e identifikimit.
Ndër të tjera, shqiptari i ka thyer tre dhëmbë kinezit dhe e ka qëlluar në fytyrë dhe trup me grushte.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



