E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Elbasani është i kapur nga bandat kriminale”/ Sulo: Ke marrë një barrë të madhe mbi supe. Boçi ftesë gazetarit: Eja me mua dhe revoltohemi më 14 maj
Flash

Elbasani është i kapur nga bandat kriminale”/ Sulo: Ke marrë një barrë të madhe mbi supe. Boçi ftesë gazetarit: Eja me mua dhe revoltohemi më 14 maj

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për zgjedhjet e 14 majit në bashkinë e Elbasanit, Luçiano Boçi, i ftuar në emisionin “Open” në Neës24 ka folur për zgjedhjet lokale që do të mbahen më 14 maj.

Boçi tha se bashkia e Elbasanit është kapur nga bandat kriminale, por shkaku është qeveria, teksa akuzoi kryeministrin Edi Rama se po grabit qytetarët me karrige dhe jo me maska.

I ftuar në studio ishte dhe gazetari Arion Sula, i cili tha se SPAK nuk po reagon ndaj deklaratave të forta të kryeministrit. Sakaq, Boçi i bëri ftesë Sulos për tu revoltuar për zgjedhjet lokalet.

Pjesë nga debati në studio:

Boçi: I kam denoncuar në SPAK. Ka edhe raste të tjera. Sula: Kemi dhe futjen e elementit kriminal në zgjedhje në Elbasan. Unë do isha për denoncime, prova dhe goditje të fortë të këtij fenomeni kriminal. Ka banda nga më të mëdha.

Boçi: Unë konkurroj për kryetar për t’ia prerë kokën kësaj të keqe dalim te shkaku, të cilët dalin me kostumin e pushtetit. Unë kam gjetur kriminelin kryesor, drejtorin e administratës dhe kreun. Kapin mësuesit dhe u ushtrojnë presion.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.