E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Del fotoja e parë pas arrestimit  e autorit  të  masakrës me 8 viktima në Serbi
Bota

Del fotoja e parë pas arrestimit e autorit të masakrës me 8 viktima në Serbi

Policia serbe arriti të prangosë autorin e një tjetër masakre që ka tronditur vendin. Uros Blaziç, 21 vjeç, qëlloi për vdekje të paktën tetë persona në tre fshatra të ndryshëm.

Ai plagosi edhe 13 persona, shtatë prej tyre janë në gjendje të rëndë. Në foton e publikuar nga mediat, shihet 21-vjeçari në pranga, ndërkohë që pas makinës janë policët e maskuar.

Gjatë kontrolleve në banesën e tij është gjetur edhe një sasi e madhe armësh dhe municioni. Ministria e Brendshme konfirmoi për CNN se këtë incident po e trajtojnë si një akt terrorizmi, por nuk specifikuan më shumë detaje.

Kjo ngjarje e rëndë vjen dy ditë pasi Serbia u trondit nga lajmet se një 13-vjeçar hapi zjarr ndaj shokëve të klasës në një shkollë në Beograd. Të shtënat lanë të paktën tetë fëmijë të vdekur, së bashku me një roje sigurie.

21-vjeçari Uroš B, i cili dyshohet se është autori ka qenë me shokët e tij në oborrin e shkollës kur ka pasur një debat me ta. Ai ka shkuar menjëherë në shtëpi, ka marrë një automatik dhe është rikthyer për t’i vrarë. Ngjarja raportohet të ketë ndodhur pranë një këndi lojërash ku të rinjtë mblidheshin në mbrëmje. Autori është djali i një ushtaraku.

Image
Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.