Belind Këlliçi, videomesazh për qytetarët/ Udhëzim si të votojnë ndryshimin
VIDEO
Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Belind Këlliçi ka publikuar mbrëmjen e sotme një videomeszh për qytetarët.
Këlliçi i tregon qytetarëve se si të votojnë për opozitën në fletët e votimit, për të sjellë ndryshimin.
Ai deklaron se në fletën e kandidatit për kryetar bashkie qytetarët duhet të votojnë numrin 5, Belind Këlliçin, ndërsa në fletën për këshillin bashkiak numrin 1, koalicionin “Bashkë Fitojmë”.
“Më datë 14 maj do të votoni për kryetarin e ri të Bashkisë Tiranë dhe për këshillin e ri bashkiak. Ndaj ju ftoj që në fletën e verdhë të votoni numrin 5, Belind Këlliçi për kryetar bashkie dhe për këshillin bashkiak, të votoni në fletën e bardhë numrin 1, koalicionin “Bashkë Fitojmë”. Faleminderit!”, thekson kandidati për Tiranën
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



