E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Paloka bën ‘skanimin’ e kandidatëve të Ramës: Në Kamëz vuri një hajdut, në Kavajë një falimentues, në Vorë një kriminel
Flash

Paloka bën ‘skanimin’ e kandidatëve të Ramës: Në Kamëz vuri një hajdut, në Kavajë një falimentues, në Vorë një kriminel

Edi Paloka, kreu i Këshillit Kombëtar të PD-së, Edi Ramës i përcjell mesazhin se më 14 maj do të ketë surpriza në qarqet e vendit që Kryeministri as nuk i mendon që mund t’i fitojë PD-ja. Paloka vlerëson kandidatët e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, ndërkohë që shpreh bindjen e plotë se përballë përfaqësuesve të maxhorancës, ata do të jenë drejtuesit e rinj të qeverisjes vendore.

Edi Paloka thotë për gazetën “Panorama” se ndërkohë që shqiptarët janë rikthyer te tollonat, si vendi më i varfër i Evropës pas 10 viteve që qeverisen nga Rama, ai vetë dhe familjarët e tij, vazhdojnë të pasurohen duke vjedhur pikërisht popullin. Edi Paloka akuzon kreun e qeverisë dhe ministrat e tij, të cilët i ka në shërbim të pasurimit të tij dhe familjes. Paloka shprehet se të gjithë në darkë i çojnë racionin ne Surrel sulltanit. E prapë sulltani nuk ngopet. Sipas tij, pushtetin dhe paratë tona, Edi Rama po i përdor për të plotësuar qejfet dhe tekat e tij luksoze.

Z.Paloka, si po ecën fushata elektorale, si duket situata në zonat që mbuloni ju?

Unë në këtë fushatë jam ngarkuar si drejtues politik për zonën e Kamzës, Kavajës dhe Vorës. Tri bashki që mund të quhen bastione të demokratëve, por që u falën rilindësve të Ramës zgjedhjet e fundit. Sidoqoftë, më 14 maj, këto bashki do t’u rikthehen demokratëve. Megjithë përpjekjet e hajdutëve të emëruar të Ramës, që nuk ndalen as ditët e fundit së vjedhuri. Banorët e Kamzës, Paskuqanit e Bathores, mund të mos jenë të pasur, po nuk e shesin dinjitetin te gomerët hajdutë të Ramës. Kavaja po e tregon po ashtu çdo ditë se mbetet djep i demokracisë dhe i njerëzve të lirë e dinjitoz. Rama kërkon të tallet e u çon për kandidat në Kamzë një hajdut, që e prezanton vetë si gomar. Në Kavajë u vë prapë atë që falimentoi bashkinë. Në Vorë kriminelin e radhës. Po do ta marrë përgjigjen më 14 maj.

Cilat janë avantazhet e kandidatëve të PD-së, pritshmëritë e demokratëve?

Po t’i marrësh të gjithë me radhë, janë shumë larg kandidatët tanë për mirë, me kandidatët e tyre. Rama vazhdon me historinë e të inkriminuarve. Këta dalin i mbrojnë publikisht. Kandidatët tanë janë si nata me ditën. Dëshira dhe besimi te fitorja mendoj që sot është në pikën kulminante. Nëse në 6 mars morën një përqindje të caktuar në kohën kur njerëzit ishin në dyshime, sot të gjitha dilemat janë qartësuar. Demokratët e dinë tashmë se kush e përfaqëson opozitën dhe se kush mund të fitojë. Angazhimi i njerëzve në këtë nivel tregon se ka besim të plotë që kandidatët tanë do të fitojnë. Meqë Tirana ka rëndësinë e vet politike, kemi parë që pakënaqësia e qytetarëve të Tiranës ndaj Veliajt ka arritur në urrejtje dhe jo thjesht pakënaqësi. Kanë dhjetëfishuar numrin e punonjësve dhe i paguajnë me taksat tona vetëm që t’i marrin votat. Kemi inceneratorin që nuk ekziston, por që vazhdon dhe paguhet. Fitorja e PD-së është e sigurt dhe kemi ecur me një strategji duke takuar çdo ditë qytetarët. Kjo është mënyra më e mirë për t’u njohur me problematikat e banorëve. Rama ka emëruar nëpër bashki katër vite më parë vetëm hajdutë, i tillë është edhe Rakip Suli. Tendera abuzivë, miliona para që merren nga qytetarët dhe nuk shkojnë në shërbim të tyre. Detyrimi ynë është të ofrojmë zgjidhje dhe kandidati ynë Arjan Hoxha ka një program të qartë dhe në takimet me banorët shpjegon edhe si zgjidhen problemet. E gjithë fryma që shoh në takimet e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, duket se ka revoltë ndaj kësaj qeverie dhe në këto kushte të gjithë kandidatët tanë kanë hyrë me bindjen për të fituar. Në një garë ne hyjmë kudo për të fituar, përveç atyre të Alibashës. Ju garantoj që pas 14 majit do të ketë surpriza që Rama as nuk i mendon që mund t’i fitojë PD-ja. Edhe pse Rama po i përdor të gjitha mënyrat, do të ketë surpriza.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.