E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Aksident i rëndë në aksin Sarandë-Borsh! “Opel-i” humbet drejtimin, ndërron jetë një person
Lajme

Aksident i rëndë në aksin Sarandë-Borsh! “Opel-i” humbet drejtimin, ndërron jetë një person

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Sarandë-Borsh mëngjesin e sotëm, nga ku ka mbetur i vdekur një person dhe janë plagosur dy të tjerë.

Nga të dhënat paraprake bëhet me dije se një mjet tip “Opel” ka humbur drejtimin duke dalë nga rruga, dhe për pasojë ka humbur jetën drejtuesi i tij, një 60-vjeçar me inicialet J.B..

Sakaq, të plagosurit janë pasagjerët e mjetit, shtetasit L. K., 44 vjeç dhe A. Z., 47 vjeç, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje, dhe po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

l

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.