Analiza fushatë, LUBONJA: Palët në një lloj ‘skizofrenie! Rama mobilizohet me tendera e premtime për rrogat, por thotë se ka siguri në fitore
Ndërsa ka nisur numërimi mbrapsht për 14 majin dhe zgjedhjet lokale, palët politike po mbyllin dalë nga dalë fushatën e tyre politike.
Por cila parti pati fushatën më të mirë në këndvështrimin e analistit Fatos Lubonja? I Lubonja u shpreh se nuk mund të japë një përgjigje, sepse të dyja palët kanë bërë një fushatë duke përdorur një gjuhë denigrimi.
“Përgjithësisht më duket një film që e kam parë, të dyja forcat pak a shumë përdorin gjuhën e denigrimit, kështu që them më mirë kjo ose ajo, më duket pak… të dyja palët i shikoj në një lloj ‘skizofrenie’, të një ndarjeje në dysh të të dyjave.
Opozita në një anë denoncon shumëçka që bëhet dhe tregon se në Shqipëri vështirë se ka zgjedhje të lira, nga ana tjetër ka kandidatë që flasin për politika qyteti.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



