Hipokrizia e PD-së me amendamentet e propozuara/ Po pijet energjike?
Partia Demokratike e drejtuar nga Lulzim Basha, ka depozituar sot në Kuvend një sërë amendamentesh, plot 12 të tilla, nga deputetët e vet.
Në një shikim sipërfaqësor do të vini re se në 12 amendamentet e propozuar nga Partia Demokratike, mungon një amendament për akcizën e pijeve energjike, akciza për të cilat u hoq nga komisioni i ekonomisë dy ditë më parë.
Në këtë komision pati debate, akuza e kundër akuza, ku deputetët e djathtë kërkuan nga kryetari i këtij komisioni që të kërkonte falje ndaj ish-ministrit të Financave, Ridvan Bode, i cili ishte akuzuar pa të drejtë nga socialistët, për lënien pa akcizë të pijeve energjike, ndërsa vetë ata dy ditë më parë bënë hapa pas, duke e hequr akcizën që e kishin vënë vetë në vitin 2014.
Ndonëse një debat i ashpër ku të djathtët hodhën akuza për klientelizëm në këtë vendim, pasi sipas “Jorida Tabakut, kur një taksë ekziston dhe hiqet atëherë ngrihen dyshime, sërish në propozimet e PD-së, nuk ka asnjë të tillë për këtë çështje të debatuar.
Mospropozimi i një amendamenti për akcizën e pijeve energjike është një hipokrizi e PD-së së Lulzim Bashës.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



