E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“Për të mirën e qytetarëve…”, Qosja fton për kafe Ramën pas fitores së Kavajës
Politikë

“Për të mirën e qytetarëve…”, Qosja fton për kafe Ramën pas fitores së Kavajës

Kandidati fitues i zgjedhjeve vendore në Kavajë, Fisnik Qosja thotë se është i gatshëm të ulet me kryeministrin Edi Rama në çdo moment për të mirën e qytetarëve të Kavajës.

Ai u shpreh se janë një sërë projektesh që ai ka pasur në programin e tij gjatë fushatës për Kavajën, por Rruga e Bregdetit është projekti që do të kërkonte të realizonte të parin.

“E ftoj kryeministrin jo vetëm për kafe por çfarë të dojë vetëm për të mirën e qytetarëve të Kavajës. Jam i gatshëm të ulem me të në çdo moment. Gjatë fushatës kam dalë me disa projekte, një ndër më të bukurit dhe të realizueshmit është rruga e bregdetit. Do t’i kërkoja ndihmë për këtë”, tha Qosja për Euronews Albania.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.