Hetimet për inceneratorin e Elbasanit, SPAK kërkon 10 vite burg për ish ministrin Lefter Koka dhe 4 vite për Alqi Bllakon
Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar hetimet për aferën e inceneratorit të Elbasanit.

Gazetari Ervin Leka raporton për Panorama TV se SPAK ka kërkuar 10 vite burg për ish ministrin Lefter Koka si dhe 4 vite burg për ish deputetin e Partisë Socialiste Alqi Bllako.
Mësohet se nga gjykimi i shkurtuar, dënimin për ish ministrin Koka shkon në 6.8 vite burg.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



