E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
DIBËR/ Po kulloste bagëtitë: 13-vjeçari i mbytur dyshohet se pësoi infarkt kur u fut për t’u larë
Lajme

DIBËR/ Po kulloste bagëtitë: 13-vjeçari i mbytur dyshohet se pësoi infarkt kur u fut për t’u larë

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me ngjarjen tragjike të ndodhur në Dibër ku një 13-vjeçar u gjet i mbytur në liqen.

Pasditen e djeshme, i mituri me iniciale E.S ka qenë duke kullotur bagëtitë kur ka humbur kontaktet me familjarët. Këta të fundit bashkë me ndihmën e banorëve kanë nisur kërkimet në fshatin Shumbat, por pa sukses.

Rreth orës 19:30 Ardi Sulejmani, xhaxhai i 13 vjeçarit ka njoftuar policinë për zhdukjen e tij dhe kanë nisur sërish kërkimet. Pas më shumë se 3 orësh trupi i pajetë i 13-vjeçarit është gjetur në liqenin i cili ndodhet rreth 300 metra sipër fshatit.

Ka dyshime se i mituri ka pësuar infarkt kur është futur për t’u larë në ujin e ftohtë. Ka qenë një çift gjermanësh që iu ka treguar familjarëve dhe banorëve të zonës se rreth orës 17:00 kanë parë një djalë që po lahej në liqen.

Shapkat e 13-vjeçarit janë gjetur te diga e liqenit dhe kaq ka mjaftuar që kërkimet të zhvendoseshin në liqen aty ku u gjet edhe trupi i pajetë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.