Situata në veri të Kosovës/ Serbët kundërshtojnë vendosjen e flamurit të Kosovës në komuna! Pala tjetër nuk tërhiqet nga zbatimi i Kushtetutës
Vijon situata e tensionuar në Veri të Kosovës edhe pse drejtuesit e lartë kanë kërkuar normalizim dhe uljen e tensioneve.

Pala serbe është e vendosur për mos t’u tërhequr nga kërkesat e saj, po ashtu dhe qeveria e Kosovës ka kërkuar zbatim të Kushtetues në këto 4 komuna pas zgjedhjes së kryetarëve të rinj.
“Drejtuesit e lartë të Kosovës kanë kërkuar që situata të normalizohet dhe tensionet të ulen, por ajo që shoh në terren është se pala serbe është e vendosur në kërkesat e saj. Por dhe qeveria e Kosovës kërkon që të zbatohet kushtetuta, pasi për rreth 1 viti nuk kanë funksionuar aktiviteti në komuna. Kosova ka deklaruar se Kushtetuta do të zbatohet në të gjithë territorin e këtyre 4 komunave. Pas zgjedhjeve, pala serbe ka kundërshtuar që flamuri i Kosovës të valëvitet në këto komuna. Sulmi ndaj forcave të KFOR është dënuar nga NATO”.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



