Basha takim me të rinjtë në Vlorë
Basha vijon takimet nëpër qytetet e vendit. Sot po zhvillon një takim me të rinjtë në Vlorë, ku u jep leksione se duhet të mendojnë për të ardhmen dhe që brezit të vjetër duhet t’i kthejnë kurrizin.
Sipas tij duhet ndryshuar mënyra se si qasemi në debat duke përdorur një gjuhë të re dhe një kulturë të re politike.
Basha thotë se, brezi i vjetër nuk do fytyra të reja dhe duan të mbysin debatin pa nisur ende, por nuk do ta lejojë këtë gjë.
Në fakt Basha është vetë e shkuara e PD-së në njëfarë mënyre pasi përgjatë gjithë viteve që pati mundësinë për ta çuar partinë përpara dhe në pushtet nuk arriti ta bënte duke menduar për karrigen dhe interesat e tij.
Nga ana tjetër Basha nuk po sjell asnjë ndryshim, për të cilin po flet me të rinjtë, pasi vetë po kopjon mënyrën e rikthimit nga Sali Berisha.
Ashtu si Berisha me foltore në qytete të ndryshme të Shqipërisë, edhe Basha po zhvillon ture takimesh në qytete të ndryshme.
Pra, në rikthimin e tij nuk ka asgjë të re, përpos asaj që bëri gjoja sikur u largua nga PD-ja, por në fakt punoi në prapaskenë për përçarjen dhe humbjen e saj të radhës
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



