Përmet/ 24-vjeçari Albi Muhollari që mbyti nënën ishte në gjendje depresive
Sipas burimeve të raportuara nga korrespondenti ynë, një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Përmet, 24-vjeçari Albi Muhollari është dyshuar se i ka marrë jetën nënës së tij. Policia ka konfirmuar se ky i ri, i cili dyshohet se ishte në një gjendje depresive, ka kryer veprën tragjike duke mbytur nënën e tij që ishte 65-vjeçare. Pas njoftimit të ngjarjes, autoritetet kanë filluar një ndjekje për të arrestuar autorin, dhe aktualisht ai është në arrest. Grupi hetimor po punon në vendngjarje dhe Prokuroria po drejton hetimet për të zbuluar plotësisht rrethanat e kësaj ngjarjeje të trishtueshme.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



