E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama sfidë Bashës live : Nëse janë 400 mln euro jap dorëheqjen, por nëse nuk janë, a e jep ti?
Lajme

Rama sfidë Bashës live : Nëse janë 400 mln euro jap dorëheqjen, por nëse nuk janë, a e jep ti?

Kryeministri Edi Rama e ka sfiduar kreun e PD pas akuzave të këtij të fundit se po jep 400 milionë euro për 3 impiante pastrimi.  “Je gati të japësh dorëheqjen, – i tha Rama, Bashës, –   nëse nuk janë 400 milionë siç po ia rrokanis kokën shqiptarëve? Je gati? Se unë jam gati. Ose hajde këtu dhe prano se ia fute kot.

Jam nxënës i Konicës dhe Nolit, pjesë e kësaj shkolle është gjuha sarkastike, shkolla më e lartë e oratorisë, as dje as sot dhe as nesër nuk i them kundërshtarit horr dhe klloun ishin dy fjalë që i përdor ti i shpreh keqëardhjen të vazhdojë kështu. Këto janë fyerje, sakrazma dhemb më shumë se këto fyerjet e rrugës. Lulzim ke dy rrugë, ose ktheje dhimbjen ne forcë dhe drejtoju për ndihmë Faikut dhe priftit të madh, ose vazhdo me gjuhën e rrugës, horr, kloun e kriminel që janë pjesë e një fjalori që në atë shkolle quhet fjalor ngelësash në oratori me standardet e shkollës që bëj unë.

Unë nuk jam si ata por mësoj cdo ditë dhe e vë në jetë se ju jeni si ishin kundërshtarët e tyre në atë kohë që si i quante im zoti i madh, gdhë, gdhë, gdhë, tani gënjeshtar ti apo unë? Ok, nëse janë 400 mln euro unë jap dorëheqjen, ti e jep dorëheqjen, coje kokën, nëse janë aq unë jap dorëheqjen, publikisht le ta marrin ta analizojnë analistët deri të fund të kazanit dhe të nxjerrin në ballë të kazanit dhe po doli kaq unë jap dorëheqjen ti u fut një te qeshmë dhe vazhdon me tënden.”

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.