Zoti Rama,’Ti je pronari i 3 inceneratorëve, për 400 milionë euro ti duhet të hipësh këtu e të kërcesh napolonin!’
Kryetari i PD LUlzim Basha e ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për 400 milionë euro për 3 impiante pastrimi që ai po ia jep klientëve të tij. Basha ka ngulur këmbë që Rama të tregojë kush janë pronarët e 3 inceneratorëve, sepse ato do të duhet t’i paguajnë shqiptarët: “Ti duhet të hipësh këtu e të kërcesh napolonin për 400 milionë euro!”, tha Basha me ironi.
“Po pse çirresh Edi Rama? – e mori fjalën Basha. – Pse del këtu gjysëm ore, çirresh, bërtet si adoleshent dhe nuk thua të vërteta themelore. Pse nuk the një fjalë për pronësinë e tre inceneratorëve, që na i shpalle si pastërtinë e globit. Pse? Mos bërtit!
(Rama flet nga vendi, thërret ish-ministrat që të flasin vetë)
Qetësohu, pi ujë. 30 minuta, çdo dy fjalë një gënjeshtër, për të mos thënë plagjiatura dhe të mos kthesh përgjigje për pyetjen themelore. 400 milionë euro. Po po, dokumentet tua. Të tuat.
7 vjet konçension Fierin, 6 vjet konçension Elbasanin ose të dyja bashkë, 100 milionë euro. 30 vjet, Tiranën, me 10 milionë euro në vit. Para që do t’i paguajnë shqiptarët.
30 minuta për 400 milionë euro! Pak ke folur ti për 400 milionë euro. Ti duhet të hipësh këtu e të kërcesh napolonin për 400 milionë euro! Këtu duhet të hipësh, se Dash Shehi nuk merr 400 milionë euro t’i futë në xhep.”
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



