E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
VIDEO/ Dhuna nga të fortët e Bashës ndaj deputetëve
Lajme

VIDEO/ Dhuna nga të fortët e Bashës ndaj deputetëve

Të fortët   e Lulzim Bashës sulmuan gjatë orëve të natës duke u gdhirë dita e sotme deputetët demokratë.

Ngjarja e rëndë u regjistrua gjatë mbledhjes së kryesisë së partisë së vulës.

VIDEO

Persona që nuk kanë asnjë funksion politik, si Dorian Proroduari apo Darvin Zalla dhe të tjerë, i bëjnë presion deputetit demokrat Saimir Korreshi, duke i kërkuar llogari se përse nuk votoi propozimin që kthen në krye të PD-së Lulzim Bashën.

Pamjet tregojnë se si Dorian Protoduari, një personazh i njohur pasi ishte një nga personat që dhunoi demokratët në ngjarjet e 8 janarit 2022 në selinë e PD-së me gaz lotësjellës, xhama, karrige dhe me shkopa bejsbolli, me një gjuhë kërcënuese i thotë Korreshit që mos t’i dalë përpara se nuk e di si ka për ta parë.

‘Kush ka bythë të vijë…Jena torturu më shumë se këta dhe këta dalin para nesh. Na tregojnë ata ne…’, dëgjohet të thotë Protoduari dhe të tjera persona të pranishëm.

Debati: Ti e di shumë mirë si bëhen gjërat. S’e di si kena me t’pa…Kaq di me të thënë…Po na torturoni…Dhe ti Saimir bone gabim dhe mos më dil para Saimir se nuk haj burg unë për të o Saimir. Po na torturoni…Na keni torturu dhe po vazhdoni të na torturoni në kurrizin tonë. T’ju vijë turp…Të vijë turp se po na shkelni djersën tonë…Burgun e kam hëngër unë, belatë i kam hëngër unë dhe ju keni ndejtë atje si mbretër. Turp të vijë, turp të vijë…Kush ka bythë të vijë…Jena torturu më shumë se këta dhe këta dalin para nesh. Na tregojnë ata ne…

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.