Shqipëria nuk bind Gjykatën në Londër për ekstradimin e anglezëve që akuzohen për vrasjen në Shëngjin
Artikulli:
Ditën e enjte në Londër u zhvillua seanca e radhës për të katërt personat të cilët janë të kërkuar nga Shqipëria për të qenë pjesë e ngjarjes tragjike që ndodhi në prag të zgjedhjeve lokale të Ardian Nikulajt në Shëngjin. Ky proces kishte për qëllim shqyrtimin e provave të paraqitura nga prokuroria e Lezhës për të akuzuarit, të cilët dyshoheshin si pjesëmarrës në vrasjen e një zyrtari të njohur lokal dhe një nga biznesmenët më të suksesshëm të qytetit.
Në këtë seancë u diskutuan rreth dyshes për katër nga gjashtë personat e kërkuar nga drejtësia shqiptare, mes tyre edhe shqiptari me pasaportë britanike, Edmond Haxhia. Haxhia akuzohej si organizator dhe financues i vrasjes, ndërsa tre shtetas britanikë, nga të cilët vetëm dy janë në burg, akuzoheshin si vëzhgues të lëvizjeve të viktimës për ta ndjekur atë deri në momentin e ekzekutimit.
Pas dëgjimit të materialeve të paraqitura për të lejuar ekstradimin e të akuzuarve shqiptarë dhe britanikë, u vendos që seanca tjetër të zhvillohet pas pesë muajsh me qëllim të sigurimit të provave shtesë që të bindin gjykatën për përgjegjësinë e tyre në përputhje me dosjen e paraqitur nga Shqipëria.
Në Gjykatën londineze u lexua vetëm dëshmia e vajzës, e cila ishte e fejuara e Edmond Haxhias, por kjo nuk ishte mjaftuese për të bindur gjykatën si një provë të mjaftueshme për ekstradimin e të akuzuarve.
Gjatë seancës, mbrojtja e njërit nga të akuzuarit britanikë kërkoi liri me kusht, ndërsa kjo kërkesë pritet të shqyrtohet më vonë. Mbrojtësi i Edmond Haxhias nuk paraqiti asnjë kërkesë për liri, duke e lënë gjykatën londineze të veprojë në bazë të provave dhe fakteve të paraqitura nga Shqipëria.
Edmond Haxhia luan një rol kyç në akuzat e ngritura nga Policia dhe Prokuroria shqiptare për shkak të lidhjes së tij me historinë e familjes Lekstakaj, të cilët janë përfshirë në probleme të gjakmarrjes me familjen Nikulaj.
HETIMET
Policia dhe prokuroria e Lezhës pretenduan për shumë kohë se kanë një të penduar në lidhje me vrasjen e Ardian Nikulajt, 52-vjeçarit që u ekzekutua mesditën e 19 prillit në hotelin e tij në Shëngjin. Po ashtu policia dhe prokuroria gjetën edhe një motor, në pronat e familjes Haxhia rreth 8 ditë pas vrasjes, duke treguar se ishte mjeti që kishte përdorur portugezi për të ekzekutuar Nikulajn.
E ndërsa “vrasësi” dhe i gjithë grupi i bashkëpunëtorëve e kishin lënë Shqipërinë, dy prej tyre edhe disa javë para vrasjes, prokuroria e Lezhës vijoi me publikimin e një dëshmie që sipas tyre ishte marrë nga një vajzë nga Zejmeni i Lezhës dhe që punonte në “Call Center” në Tiranë. Por ngritja e akuzave, lidhja me historinë e përgjakshme të familjes Lekstakaj, me të cilët Edmond Haxhia ka edhe lidhje gjaku, shpallja në kërkim ndërkombëtar dhe vënia nën akuzë e shtetasve britanik, bëri që drejt vendit tonë të vinin vetë dy prokurorë nga Anglia.
Duke qenë se në Angli jetojnë edhe djemtë e familjes Lekstakaj, dy prej të cilëve kanë baballarët e vrarë në vitet ‘97-’99, të akuzuarit kishin mbërritur në Angli dhe për të mundësuar hedhjen dritë mbi rolin e secilit prokurorët britanikë erdhën dhe u njohën vetë me provat e grumbulluara nga homologët e Lezhës. Ata qëndruan dy ditë duke u larguar më pas, e që nga ai moment, autoritetet tona nuk publikuan më asnjë të dhënë që lidhej me dëshminë e një të “penduaredëshmitare” që në fakt nuk është e tillë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



