E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Durrës / Hajdutët i marrin para dhe bizhuteri gjyqtares në shtëpi
Lajme

Durrës / Hajdutët i marrin para dhe bizhuteri gjyqtares në shtëpi

Vidhet banesa e gjyqtares së Durrësit Shpëtime Pitaku

Gjyqtarja e Durrësit Shpëtime Pitaku ka raportuar se nga banesa e saj janë vjedhur  2 mijë euro dhe bizhuteri.

Detajet e ngjarjes ende nuk janë të qarta, por policia po punon për të zbardhur çdo detaj në lidhje me këtë incident. 

Gjyqtarja Shpëtime Pitaku, banesa e së cilës u grabit të dielën nga persona ende të paidentifikuar, ka folur për mediat.

Nga pas hekurave të dritares së banesës, ajo u shpreh: “Jo nuk kisha, asgjë s’kisha. Isha rehat, nuk kishin çfarë më merrnin (qesh)”.

Ajo tregoi se banesa iu grabit të dielën por nuk kishte vendosur kamera pasi kishte një shtëpi normale.

“As nuk më ka shkuar mendja të vendos kamera, një shtëpi normale kam”, ka deklaruar gjyqtarja Pitaku.

Denoncimi për grabitjen e banesës së saj është bërë nga bashkëshorti i gjyqtares.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.