E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rrogozhinë/ Shoferi përplas dy të mitur dhe ikën nga vendi i ngjarjes
Lajme

Rrogozhinë/ Shoferi përplas dy të mitur dhe ikën nga vendi i ngjarjes

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Rrogozhinë. Një makinë tip “Ford” ka përplasur dy të mitur, njëri 10 vjeç dhe tjetri 11 vjeç. Fëmijët kanë mbetur të plagosur dhe janë dërguar në spital, teksa shoferi që i ka përplasur ia ka mbathur nga vendi i ngjarjes.

Ngjarja mësohet se ka ndodhur rreth orës 19:40, në qendër të Rrogozhinës. Mjeti me targë e drejtues ende të paidentifikuar ka aksidentuar dy të miturit dhe më pas është larguar. Policia po punon për identifikimin e drejtuesit të makinës që shkaktoi aksidentin.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.