E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Tiranë/ Goditi me thikë të riun, 51-vjeçari shpallet në kërkim
Lajme

Tiranë/ Goditi me thikë të riun, 51-vjeçari shpallet në kërkim

51- vjeçari me inicialet S.Z., është shpallur në kërkim nga Policia e Tiranës, pasi goditi me thikë 34-vjeçarin E.Sh.

Uniformat blu informuan se ngjarja ka ndodhur në afërsi të Zogut të Zi, as një konflikti për motive të dobëta.

Ndërkohë autoritetet po punojnë për kapjen e autorit.

Njoftimi i plotë:

Tiranë-informacion

Goditi me mjet prerës një shtetas, identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i dyshuar.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, pas marrjes së njoftimit se ditën e sotme, në afërsi të Zogut të Zi, gjatë një konflikti për motive të dobëta, një shtetas kishte goditur me mjet prerës thikë shtetasin E. Sh., 34 vjeç, kanë organizuar punën për identifikim e autorit të dyshuar dhe kanë shpallur në kërkim shtetasin S. Z., 51 vjeç, banues në Tiranë.

Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se shtetasi S. Z., ditën e sotme, në vendqëndrimin e taksive në afërsi të Zogut të Zi, gjatë një konflikti ka goditur me mjet prerës thikë shtetasin E. Sh.

Si pasojë shtetasi E. Sh, është dëmtuar dhe aktualisht ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Vijon puna për kapjen e shtetasit S. Z. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.