E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rrëfimi i Fisnik Qosjes: Do i shtri dorën çdo profesionisti në Kavajë
Politikë

Rrëfimi i Fisnik Qosjes: Do i shtri dorën çdo profesionisti në Kavajë

Fisnik Qosja është betuar si kryetari i ri i Bashkisë së Kavajës, i cili mundi në garën e 14 Majit kandidatin e PS-së, Redjan Krali. Në një intervistë për News24 , Fisniku tregoi ditët e para në zyrë. Ai tregoi  sesi do të bëhet punësimi i njerëzve të kualifikuar pa u bazuar në ngjyrat politike të secilit, duke treguar se do të ketë një rishikim të administratës në bazë të aftësive.

“Do ta marr me qetësi, do i jap secilit hakun dhe në radhë të parë do vlerësoj profesionistët, çdo profesionist që është në vendin e duhur dhe punën e duhur nuk do e shoh nga ngjyrat politike, do i jap dorën dhe do i them punë të mbarë”- tha Qosja!

Kryetari i Kavajës Qosja thotë se drejtimi i qytetit  ka qenë një nga ambiciet e tij që në momentin që është bërë pjesë e politikës!

“E kam menduar që një ditë mund të jem në krye të Bashkisë së Kavajës, dua të jem i sinqertë me ju dhe publikun, një njeri që nuk ka ambicie në politikë, por hyn sa për të kaluar kohën i them të mos bëhet pjesë e politikës. Edhe situata aktuale në PD është këtu ku është se ka pasur disa njerëz që e kanë parë Partinë Demokratike thjesht si një mundësi për të arritur diku tjetër”, tha Fisnik Qosja.

Ai është angazhuar që në moshë fare të  re në Partinë Demokratike, si anëtar i Forumit Rinor, më pas për shumë vite si Kryetar i këtij Forumi në Kavajë!

Rrugëtimi i tij në politikë ka qenë gradual. 

“Që në moshën 15 vjeçare jam marrë me politikë, aq sa të lejon mosha të merresh. Kam filluar në forume rinore, isha në gjimnaz dhe ngjisja postera në fushatën e 2005 ku deputeti i asaj kohe ishte Sali Berisha. Ngjisja postera, ndaja fletëpalosje, organizoja aktivitete, e kam nisur që fëmijë politikën.

Më pas jam zgjedhur kryetar i Forumit Rinor të PD-së në Kavajë, në 2017 kandidat për deputet, ka qenë një rrugëtim gradual”- tha kryetari i Bashkisë së Kavajës.

“Takimi i parë ka qenë në forume rinore, ai është lider historik dhe këtë se mohojmë dot. Kavaja dikur e ka pritur me ovacione Sali Berishën dhe unë i mbaj mend pritjet që i bëheshin, kam qenë fëmijë në atë kohë. Kavaja e ka në gen rebelizmin, Kavaja ka qenë dhe kundër Sali Berishës. Qytetarët e Kavajës për mua janë votuesit më të saktë”- tha Qosja.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.