Ish ministri i arrestuar nis grevën e urisë në burg
Ish ministri i Punëve të Brendshme, i akuzuar për rrezikim të rendit kushtetues, Mitko Çavkov, të cilit Gjykata i caktoi masën e paraburgimit për trazirat në Kuvendin e Maqedonisë, në 27 prill 2017, ka filluar grevë urie në burgun e Shutkës.
Burime nga burgu konfirmuan për televizionin maqedonas “Telma” se ish ministri i burgosur Çavkov ka filluar grevën e urisë, pasi Gjykata i caktoi disa ditë më parë si masë hetimi paraburgimin tridhjetë ditor me kërkesë të Prokurorisë Publike. Së bashku me tridhjetë e pesë persona të tjerë për ish ministri akuzohet për “rrezikim terrorist të rendit kushtetues dhe sigurisë”.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



