Açka pas konfliktit për zgjedhjen e kryetarit: Çdokush ka të drejtë të mendojë ndryshe
Deputetja Flutura Açka në një deklaratë për mediat pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit Kombëtar të PD-së së vulës, është shprehur se është miratuar një rezolutë për mosndaljen e procesit për zgjedhjen e kryetari të PD-së së vulës.
Ajo tha se janë zgjedhur 8 anëtarët e komisionit zgjedhor.
Ndër të tjera ka komentuar edhe mospjesëmarrjen e Gazment Bardhit në mbledhje duke thënë se gjithsecili në PD ka të drejtën të mendojë ndryshe.
“Me rezolutën dhe iniciativën kërkon që procesi të vazhdojë të jetë një garanci, të jetë i hapur. Një proces transparent për shqiptarët, t’u japim demokratëve një kryetar dinjitoz.
Çdo anëtar ka të drejtë të mendojë ndryshe. Ky është ndryshimi. Njerëzit kanë të drejtë të marrin apo jo pjesë në këshill.
Zgjodhëm 8 anëtarë të komisionit zgjedhor”, tha Açka.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



