E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Enea Karakaçi do të jetë administratori i ri i OSHEE group, ikën ÇELA
Lajme

Enea Karakaçi do të jetë administratori i ri i OSHEE group, ikën ÇELA

Adrian Çela, administrator i  grupit OSHEE (Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike) do të largohet nga detyra pas mbarimit të mandatit, sipas burimeve nga kompania.

Largimi i tij ende nuk është bërë zyrtar, por zyrtar është bërë zëvendësuesi.

Enea Karakaçi do të jetë administratori i ri i OSHEE group, duke zëvendësuar në këtë detyrë Adrian Çelës, i cili u largua pas mbarimit të mandatit.

Karakaçi ka përvojë të gjatë në sektorin e energjisë. Ai ka qenë Jurist në Entin Rregullator të Energjisë (ERE) në vitet 2012.

Në 2013 nga ERE transferohet te ministria e Infrastrukturës dhe Energjetikës. Fillimisht ishte specialist në ministri dhe vitet e fundit u emërua drejtor për sektorin e energjisë elektrike në Ministri.

Enea Karakaçi, Anetar i Bordit te Naftes dhe Drejtor i rendesishem ne Ministrine e Energjitikes.
Së fundmi ishte anëtar i Këshillit Mbikëqyrës të OSHEE group

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.