TIRANË/ Ndëshkohen me gjoba 102 mjete për mosshlyerje të masave administrative
Policia Rrugore në zbatim të planit operacional për kontrollin e automjeve dhe motomjeteve që qarkullojnë ndërkohë që kanë masa administrative të pashlyera, ka ndëshkuar me gjobë disa prej tyre si pasojë e mosshlyerjes së masave administrative.
Në njoftimin e policisë bëhet me dije se nga 932 mjete dhe motomjete të kontrolluara, për 102 prej tyre ka rezultuar se afati i shlyerjes kishte kaluar.
Policia njofton se plani operacional do vijojë dhe në ditët në vijim.
Njoftimi i plotë:
“Komisariati Rajonal i Policisë Rrugore Tiranë, në bashkëpunim me Komisariatet në varësi të DVP Tiranë, ditën e sotme, në zbatim të planit operacional për kontrollin e automjeteve dhe motomjeteve që qarkullojnë ndërkohë që kanë disa masa administrative të pashlyera, kanë ngritur pika kontrolli me qëllim evidentimin e drejtuesve të këtyre mjeteve dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore. Gjatë ditës të sotme, janë kontrolluar në total 932 mjete dhe motomjete. 102 prej tyre kanë rezultuar se kanë kaluar afatin njëmujor të shlyerjes së masave administrative dhe po kryhen veprimet procedurale nga shërbimet e Qarkullimit Rrugor, ndërsa janë këshilluar për shlyerjen e tyre, drejtuesit e automjeteve që janë brenda afatit njëmujor. Plani operacional do të vazhdojë dhe në ditët në vijim.”
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



