E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
KOSOVË/Ministri Zvelça: U parandalua sulmi terrorist në makinën serbe
Lajme

KOSOVË/Ministri Zvelça: U parandalua sulmi terrorist në makinën serbe

Policia e Kosovës ka parandaluar mbrëmjen e sotme një sulm terrorist. Kështu ka deklaruar ministri i Brendshëm Xhelal Zvelça.

355706470_711014781034801_2595527877296762229_n

Ai shkruan në rrjetet sociale se është zbuluar një automjet me targa serbe rreth 100m larg Komunës së Zvecanit ku janë gjetur sasi të mëdha të armatimeve, mjeteve eksplozive dhe municione të ndryshme.

Sipas tij ato të përdoreshin për sulme terroriste ndaj qytetarëve dhe Institucioneve të Republikës së Kosovës. 

Capture

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, ka bërë me dije se policia ka ndaluar sot një automjet me targa të Beogradit në të cilën kishte sasi të madhe armatimi të llojeve të ndryshme dhe municioni e pajisjesh ushtarake, të dedikuara për organizmin e sulmeve terroriste në Kosovë.

“Falë angazhimit intensiv të njësiteve të specializuara të Policisë së Kosovës dhe informatave/inteligjencës së pranuar, sot është identifikuar një veturë me targa të Beogradit, rreth 100m larg Komunës së Zvecanit, në të cilën janë zbuluar sasi të mëdha të armatimeve, mjeteve eksplozive dhe municioneve të ndryshme, përfshi Zolla, Osa, eksplozivë, armë automatike, sasi e konsiderueshme e municionit, shok-bomba, uniforma dhe çanta ushtarake. Të gjitha këto mjete kishin për qëllim dhe shërbejnë për realizim të sulmeve terroriste ndaj qytetarëve dhe Institucioneve të Republikës së Kosovës. Kjo është edhe një dëshmi e radhës që Serbia përmes grupeve dhe organizimeve të tilla synon të destabilizojë vendin tonë”, ka shkruar Sveçla.

Më tej ai ka thënë se “Policia e Kosovës bashkë me të gjitha organet tjera të sigurisë vazhdojnë angazhimet e tyre në parandalimit e çdo akti të mundshëm që synon cënimin e sigurisë së vendit tonë”.

“Ky rast konfirmon informacionet e pranuara nga Institucionet e sigurisë së Republikës së Kosovës se gjatë javëve të fundit nga territori i Serbisë janë futur në Kosovë vetura dhe automjete të tjera me armatime ushtarake”, ka thënë Sveçla.

355846695_711014774368135_5080540976556347168_n
Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.