Berisha: Policët e Kosovës u liruan me vendim politik, të shkohet drejt finalizimit të planit Franko-Gjerman
Rama çdo ditë ndërhyrje në punët e brendshme të Kosovës, sulme për të shpëtuar nga afera McGonigal
Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka reaguar pas lirimit të efektivëve të Policisë së Kosovës nga serbët disa javë më parë.
Në një deklaratë nga selia blu, Berisha vuri theksin te zbardhja e të vërtetës ndërsa kërkoj ndëshkim të organizatorëve.
Ai dënoi qëndrimin e Ramës në raport me Prishtinën zyrtare, duke theksuar se ai ka bërë ndërhyrje brutale në punët e brendshme të Kosovës.
Berisha: Një akt i paprecedentë që nga vitet ’50 gjer sot, pra i pa precedentë dhe në kohët e Ballkanit të diktaturave komuniste, siç ishte rrëmbimi në territorin e Kosovës, i tre anëtarëve të Policisë së Kosovës, u zgjidh.
Tre anëtarët e Policisë së Kosovës, me një vendim politik të urdhëruar Gjykata e Kralevës i liroi ata. Me këtë rast, dua të falënderoj shumë, qeverinë e SHBA-së, BE-në, NATO-n dhe kryeministrin e Hungrisë, Viktor Orban të cilët kërkuan lirimin pa kushte dhe të menjëhershëm të policëve shqiptarë të Kosovës.
Sigurisht që lirimi i tyre, ishte një vendim në drejtimin e duhur, por zbardhja e të vërtetës, mbi këtë akt dhe ndëshkimi i organizatorëve dhe ekzekutorëve të këtij akti, të pashembullt them dhe njëherë, nga vitet ’50 gjer sot, është i domosdoshëm në mënyrë që histori të tilla, të mos mund të përsëriten më.
Nga ana tjetër, unë u bëj thirrje autoriteteve të Kosovës, duke mbështetur plotësisht të drejtën e tyre për vendosjen e ligjit, të rendit dhe të sigurisë në të gjithë territorin e tyre, të bëjnë çdo përpjekje për ç’përshkallëzimin dhe shtensionimin e situatës, rikthimin tek dialogu dhe marrëveshja e Ohrit.
Çdo shqiptar duhet ta ketë të qartë, se marrëveshja, natyrisht e mirë është interesi më i madh i Kosovës, dhe kombit shqiptar. Marrëveshja nuk i intereson Aleksandër Vuçiç, nuk intereson Serbisë. Ndaj dhe në këtë kuadër, përpjekjet e mëdha, të muajve të fundit, japin shpresë se mbi bazën e dokumentit të Ohrit, apo planit franko-gjerman, të arrihet me vullnet një marrëveshje e cila ka si objektiv normalizmin e marrëdhënieve dhe më vonë, njohjen reciproke.
Ai çdo ditë del me deklarata dhe veprime mbrapa të cilave ka strikt interesa antishqiptare të ndarjes së Kosovës dhe interesa strikte personale të shpëtimit të lëkurës së tij nga hetimi i hapur penal në Uashington, ndaj personalisht atij, ministrave dhe bashkëpunëtoreve të tij të afërt për aferën McGonigal”, tha Berisha.
Berisha: Por unë jam sot këtu gjithashtu për të dënuar me forcën më të madhe ndërhyrjet brutale në punët e Brendshme të Kosovës të Edi Ramës. Sulmet e tij të përditshme ndaj qeverisë së Kosovës. Përpjekjet e tij donkishoteske për të marrë një rol të caktuar në këtë problem të madh, të thellë, të rëndësishëm për Europën dhe NATO-n.
Rikujtoj këtu shqiptarëve dhe komunitetit ndërkombëtar se Edi Rama ka një përgjegjësi direkte të madhe, në bllokimin e zhvillimeve pozitive dhe zgjidhjes së problemeve mes Kosovës dhe Serbisë. Me ardhjen e tij në pushtet Edi Rama u bë krah haptas i Vuçiçit dhe projekteve të tij të Serbisë së Madhe. Ai u bë një nga promotorët e ndarjes dhe ndryshimit të territoreve mes Serbisë dhe Kosovës. Përpjekje kjo që pati pasoja shumë të rënda, përveç bllokimit të negociatave, u pasqyrua dhe në qëndrime të tjera ndaj udhëheqjes politike të Kosovës.
Edi Rama si mbështetës i të gjitha projekteve të Serbisë së madhe, me qëllim ndarjen e Kosovës sipas orekseve të Vuçiçit, i kundërvuri për vite me radhë aleancën trelaterale Beograd-Shkup-Tiranë, nismës evropiane të Berlinit.
Së fundi, Edi Rama i urdhëruar nga Vuçiç ndërmori ndërhyrje brutale dhe sanksione ndaj qeverisë së Kosovës. Ai çdo ditë del me deklarata dhe veprime mbrapa të cilave ka strikt interesa antishqiptare të ndarjes së Kosovës dhe interesa strikte personale të shpëtimit të lëkurës së tij nga hetimi i hapur penal në Uashington, ndaj personalisht atij, ministrave dhe bashkëpunëtoreve të tij të afërt për aferën McGonigal.
Korruptimi i shefit të kundërzbulimit së FBI-së për Nju Jorkun, përdorimin e tij në kohën kur ai ishte në detyrë, për qëllime private në luftë kundër opozitës dhe shkatërrimin e saj. Po kërkesa e prokurorit të SHBA-së për bashkimin e çështjeve mban erë dhe lidhje të tjera shumë obskure të skandalit McGonigal-Edi Rama.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



