Sherr me grushte mes dy grave korçare, zihen për ujin vaditës
Një sherr me grushte ka ndodhur mes dy grave korçare pasditen e sotme.
Mësohet se në fshatin Kamenicë, dy gra janë zënë me njëra-tjetrën për shkak të ujit për vaditjen e tokave.
Nga informacionet e deritanishme bëhet e ditur se njëra prej grave e ka mbyllur ujin ndërsa gruaja tjetër i ka kërkuar ta hapë përsëri pasi i duhej.
Sherri që ka nisur në fillim me fjalë ka agravuar në përplasje fizike me grushta.
Kjo ka bërë që njëra të paraqitet në spitalin e Korçës për trajtim mjekësor, ndërsa tjetra të merret nē pyetje në Komisariat.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



