Pas emërimit të Alfred Pezës japin dorëheqjen 3 drejtorë të RTSH-së
Të paktën tre drejtues të Radio Televizionit Shqiptar kanë dhënë dorëheqjen e tyre nga postet e tyre, sipas burimeve të tona. Konkretisht drejtori i Financës, drejtori Juridik dhe Prokurimeve, si dhe drejtori i Burimeve Njerëzore. Arsyet e tyre për t’u larguar ende nuk janë të njohura. Kjo ndodhi pas dorëheqjes së drejtorit të Përgjithshëm të RTSH-së, Enkelejd Joti, dhe emërimit të Alfred Peza si zëvendësuesi i tij. Informacione sugjerojnë se mund të ketë edhe largime të tjera në institucion.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



