E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kuksiani  tentoi t’i fuste  20 mijë euro ilegalisht në Shqipëri!
Lajme

Kuksiani tentoi t’i fuste 20 mijë euro ilegalisht në Shqipëri!

Një 35-vjeçar është proceduar penalisht pasi tentoi të fuste ilegalisht në vendin tonë një shumë prej rreth 20 mijë euro.

kukes aeroport

Mësohet se i riu nga Kukësi u kap në aeroportin “Flatrat e Veriut” me një shumë të padeklaruar prej 20.980 euro që u sekuestrua nga policia.

Paratë iu gjetën në çantë gjatë një kontrolli nga shërbimet e Policisë Kufitare të aeroportit “Flatrat e Veriut”.

Njoftimi i policisë:

Aeroporti “Flatrat e Veriut”, Kukës/Kontrolle të shtuara në hyrje/dalje, në kuadër të sezonit turistik, për të garantuar lëvizje të sigurtë dhe të lehtësuar të qytetarëve dhe vizitorëve.

Goditet një tjetër rast i mosdeklarimit në pkk, të shumave të konsiderueshme të parave.

Tentoi të fuste ilegalisht në vendin tonë, 20 980 euro, procedohet penalisht 35-vjeçari dhe sekuestrohen paratë.

Në zbatim të masave të ndërmarra në kuadër të sezonit turistik 2023, për parandalimin, konstatimin dhe goditjen e paligjshmërive kufitare, shërbimet e Policisë Kufitare të aeroportit “Flatrat e Veriut”, në hyrje të RSh-së, kanë kaluar në vijën e dytë, për kontroll të imtësishëm shtetasin Sh. S.

Gjatë kontrollit, në çantën e shtetasit Sh. S., shërbimet e Policisë gjetën 20 980 euro që ky shtetas tentonte t’i fuste në vendin tonë, pa i deklaruar konform ligjeve në fuqi.

Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomiko-Financiar të DVP Kukës referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Sh. S., 35 vjeç, banues në Kukës, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.

Gjithashtu, në cilësinë e provës materiale u sekuestrua shuma e parave.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.