Vrasja e ish-policit me djalin në Shkodër, policia nuk ka shkuar ende në vendngjarje
Për shkak të largësisë së vendit të ngjarjes, ende grupi hetimor nuk ka shkuar në vendit të krimit. Gjokë Gurra ka shërbyer për disa vite me radhë si punonjës policie në Drejtorinë e Shkodrës.

Gurra ka qenë polic i objekteve ndërsa deri në këto momente dyshohet se shkak është bërë kultivimi i drogës. Zona e Pultit në Dukagjin konsiderohet si zonë e kuqe e kultivimit të drogës. Gurra dhe djali i tij nuk kanë pasur rekorde kriminale dhe as gjakmarrje.
Deri në këto momente nje person është shpallur në kërkim si i dyshuar për vrasjen e rëndë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



