E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Fjolla Morina, kryen punën e policisë së shtetit “zbulon” enigmën e zhdukjes së Martinaj, sipas mediave shqiptare.
Denoncime

Fjolla Morina, kryen punën e policisë së shtetit “zbulon” enigmën e zhdukjes së Martinaj, sipas mediave shqiptare.

Për herë të parë në histori, media është në duart e çdokujt pasi të gjithë kanë akses në vëmendjen kolektive përmes zhvillimeve në format e komunikimit digjital. Sot, kjo u përforcua më së miri me shpërthimin e një buje mediatike përmes stories së këngëtares Fjolla Morina, e cila ka hedhur akuza për disa individë, të cilët dyshohen se kanë vrarë Ervis Martinaj.

Mediat shqiptare, në etjen e tyre për klikime dhe shikime, kanë bërë lajmet e paverifikuara dhe dezinformimin një pjesë të përditshme të shërbimit ndaj publikut, duke shkaktuar ngatërrime të shpeshta.

Fjolla Morina ka akuzuar vazhdimisht ish bashkëshortin e saj, Besnik Syla, dhe këngëtaren Morena Taraku. Së fundmi, ajo ka shtuar në listën e akuzuarve edhe D.K, një shtetas jo i panjohur për policinë e shtetit, të cilin e akuzon për rrëmbimin dhe vrasjen e Ervis Martinaj.

Ne nuk jemi në gjendje të verifikojmë saktësinë e këtyre akuzave. Përkundër përpjekjeve tona për të zbuluar më shumë informacione, nuk kemi arritur të gjejmë fakte të tjera lidhur me këtë ngjarje.

Policia e shtetit shqiptar ka pothuajse një vit që kërkon informacione për këtë çështje, duke bashkëpunuar me disa prej hetuesve më të mirë të vendit, por ende pa sukses. Të gjitha këto përpjekje u sfiduan nga një thjeshtë story e postuar nga Fjolla Morina.

Nëse diçka nuk është e verifikuar, ajo nuk duhet të bëhet lajm, sepse kjo do të ishte një formë e dezinformimit dhe do të konsiderohej si lajm i rremë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.