VIDEO/ 1 mijë të arrestuar në Francë/ BBC: Plaçkitja është shumë e përhapur
Rreth 1 mijë persona u arrestuan në Francë gjatë natës së katërt të protestave, që u provokuan nga vrasja e një adoleshenti nga forcat policore. Protesta u zhvilluan edhe në qytetet e tjera të mëdha përveç Parisit. Ndërkohë, edhe plaçkitja është shumë e përhapur
BBC
Kur nisën trazirat në fillim të kësaj jave, rebelët sulmuan kryesisht ndërtesat publike si bashkitë, bibliotekat dhe qendrat komunitare.
Por me kalimin e javës, fokusi i tyre u zhvendos në plaçkitjen dhe vandalizmin e dyqaneve.
Të enjten në mbrëmje, dyqanet e Zara dhe Nike në Paris u plaçkitën, por edhe supermarketet dhe bizneset më të vogla në të gjithë vendin u vendosën në shënjestër- dyqanet e cepave dhe tobakinot thanë se ishin thyer dhe plaçkitur.
Incidente të ngjashme u raportuan edhe të premten përpara se të binte darka. Disa dyqane si Apple në Strasburg u detyruan të mbylleshin pasdite pasi u raportua se u sulmuan nga grupe njerëzish.
Gjatë natës pati më shumë grabitje dhe plaçkitje dhe shumë dyqane ka të ngjarë që të zgjedhin të qëndrojnë të mbyllura këtë fundjavë.
Pronarët e bizneseve të vogla kanë thënë për mediat franceze se humbjet e shkaktuara do jenë të konsiderueshme.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



