Shpërthim pranë aeroportit ushtarak në Rusi, ja çfarë raportohet
Lajmin e kanë bërë të ditur mediat ruse, ku sipas Kanalit Telegram Mash, mësohet se shpërthimi i supozuar ndodhi në qytetin port të Primorsko-Akhtarsk, në rajonin Krasnodar të Rusisë.
Gjithashtu sipas këtij kanali, bëhet e ditur se mbrojtja ajrore ruse rrëzoi një raketë të drejtuar për në zonë.
Sipas kreut të rajonit Krasnodar, nuk ka të lënduar apo dëme të shkaktuara.
Ndërkohë këshilltari ukrainas, Anton Gerashchenko, ka postuar një video në Tëitter që pretendon se tregon pasojat e shpërthimit.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



