E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Hachiko qeni më besnik në botë mbush 100 vjeç.
Bota

Hachiko qeni më besnik në botë mbush 100 vjeç.

Hachiko, qeni më i famshëm në botë, ka hyrë në histori si simbol i përkushtimit, miqësisë, dashurisë dhe besnikërisë absolute. Lindi më 10 nëntor 1923 në qytetin Odate, Japoni, dhe emri i tij në japonisht, Hachiko, do të thotë “princi i tetë i mbarë”.

Historia e jashtëzakonshme e Hachiko ka arritur në faqet e librave dhe është transferuar edhe në kinema. Ai ishte një Akita i shquar, i cili mbeti besnik deri në fund të jetës së tij ndaj zotërisë së tij. Tragjikisht, ai u nda nga jeta si pasojë e një hemorragjie cerebrale në një stacion treni në Japoni.

“Eietsu Sakuraba, autor i një libri për fëmijë mbi Hachiko, ka thënë se qentë Akita janë të qetë, inteligjentë, të guximshëm dhe të bindur ndaj zotërinjve të tyre.” Nga ana tjetër, ata tregojnë kokëfortësi dhe kujdes ndaj të huajve.

Për të kujtuar përkushtimin e jashtëzakonshëm të Hachiko, një statujë bronzi është ndërtuar jashtë stacionit Shibuya në Tokio. Çdo ditë, qindra vizitorë vijnë aty për të fotografuar këtë statujë, duke e nderuar dhe ruajtur kujtimin e tij të mrekullueshëm.

Historia e tij mësohet në çdo shkollë në Japoni si një shembull i miqësisë, përkushtimit dhe besnikërisë maksimale.

“Hachiko përfaqëson ‘qytetarin ideal japonez’ me ‘përkushtimin e tij të padiskutueshëm ‘,” thotë Christine Yano, një profesore në Universitetin e Havait.

Këtë vit, me rastin e 100-vjetorit të lindjes së tij, do të zhvillohen një sërë aktivitetesh . E pyetur nga BBC nëse ai do të vazhdojë në 100 vitet e ardhshme të mbajë titullin e mikut më besnik në botë, Christine Yano përgjigjet pozitivisht sepse “heroizmi i Hachiko” është i përjetshëm.

“Edhe në njëqind vitet e ardhshme, kjo dashuri e përkushtuar pa kushte do të mbetet e pandryshuar dhe historia e Hachikos do të jetojë përgjithmonë” tha autorja.

Më 8 mars 1935, kalimtarët e gjetën Hachikon të vdekur në një rrugicë pranë stacionit Shibuya.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.