E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Dënim me 3 vite burg për shqiptarin e njohur, i kapur në shtëpinë e trafikantit më të kërkuar në Ekuador
Flash

Dënim me 3 vite burg për shqiptarin e njohur, i kapur në shtëpinë e trafikantit më të kërkuar në Ekuador

Gjykata në Ekuador ka dënuar me 3 vite burg një shqiptar me të kaluar kriminale të rënduar për veprën e pasurimit të pajustifikuar. Shtetasi Artur Rrapaj u arrestua në Samborondón, provincën Guayas, më 9 shkurt të këtij viti, në operacionin ku u kap edhe bossi i një rrjeti trafiku droge, pseudonimi ‘Gato’, pjesë e grupit kriminal ‘Nueva Generación’ që vepronte në Ekuador.

Policia zbuloi se gjatë arrestimit, 37-vjeçari shqiptar kishte në posedim telefona satelitorë, pajisje GPS dhe një shumë prej 319 mijë dollarësh në para të gatshme. Gjatë kësaj ngjarje u bë e qartë se mafia shqiptare në Guayas kishte lidhje me kartelin Nueva Generación.

Prania e Rrapajt në Ekuador, një shqiptar me mbiemër të njohur në aktivitetet kriminale në Shqipëri dhe me pasaportë të skaduar që nga 10 vite më parë, nuk ishte surprizë për policinë vendase. Kjo ngjarje tregon lidhjet e organizatave kriminale shqiptare në trafikun e drogës në nivele ndërkombëtare dhe përpjekjet e autoriteteve për të luftuar këtë fenomen.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.