Ministri i Jashtëm rus Lavrov: Nuk dihet sa do të zgjasë lufta me Ukrainën
Ministri i Jashtëm rus, Sergey Lavrov, është shprehur se lufta në Ukrainë do të mbarojë vetëm nëse Perëndimi do ndalojë së kërkuari mposhtjen e Rusisë.
“Pse nuk merr fund konfrontimi i armatosur në Ukrainë? Përgjigjja është shumë e thjeshtë – do të vazhdojë derisa Perëndimi të heqë dorë nga planet e tij për dominim dhe të kapërcejë dëshirën e tij të madhe për t’i shkaktuar Rusisë një disfatë strategjike me marionetat e tij në Kiev”, tha Lavrov, raporton “Reuters”.
“Për momentin nuk ka shenja ndryshimi në këtë pozicion”, – theksoi ai.
Ndër të tjera ministri i Jashtëm rus shtoi se deri më tani akoma nuk ka parë hapa konkretë që reflektojnë dëshirën e Perëndimit për paqe, përkundrazi, aletatët e SHBA-së po vazhdojnë furnizimin me armë në Ukrainë duke shtyrë Zelensky-n të vazhdojë luftën.
“Deri më tani, nuk ka pasur asnjë shenjë të ndryshimit të pozicionit të Perëndimit. Ne shohim se si Amerika dhe aleatët e saj vazhdojnë të nxitojnë për të furnizuar Ukrainën me armë dhe ta shtyjnë Volodymyr Zelensky-n të vazhdojë luftën”, tha Lavrov.
Në Samitin më të fundit të NATO-s në Lituani, liderët e shteteve anëtare në unanimitet ranë dakord që Ukraina të anëtarësohet në aleancë, vetëm “kur vendet anëtare të bien dakord e të plotësohen kushtet”. Këtë vendim presidenti Volodymyr Zelenskyy e ka quajtur absurd.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



