Xhensila dhe Bes Kallaku presin një djalë
Xhensila dhe Besi do të bëhen prindër për herë të dytë, këtë herë me një djalë.

Çifti e ka mbajtur sekret lajmin e ëmbël, ku kanë zgjedhur ta bëjnë publike pikërisht në ditëlindjen e vajzës së tyre Ajka, e cila sot bën 5-vjeç.
Kujtojmë se këtë ditë kaq të veçantë për bekimin e tyre me të madh, sapo ora shënoj 00:00 të dy prindërit e kanë surprizuar të voglën e tyre duke i kënduar ‘shumë urime për ty’.
Ka qenë vetë këngëtarja e cila e ka ndarë këtë moment të veçantë me ndjekësit e saj në Instagram përmes një videoje. Në një moment Ajka i ka mbyllur sytë me duar dhe dukej shumë e lumtur nga surpriza që i bënë prindërit.
Krahas videos që Xhensila ka publikuar, këngëtarja ka zgjedhur fjalët e veçanta për ta uruar të voglën e saj Ajkën. “Masa e gjithçkaje je Ajka ime. 5 vite Diell në shpirtin tomë”, ka shkruar këngëtarja.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



