E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Alizoti në Kuvend: Vendit më të varfër i mungojnë 430 milionë euro
Lajme

Alizoti në Kuvend: Vendit më të varfër i mungojnë 430 milionë euro

Deputeti i Partisë Demokratike, tumor Alizoti, është shprehur se Parlamenti në Shqipëri nuk është një institucion serioz, pasi sipas tij, nuk duhet të ishte vendosur në rend dite posta elektronike.

Komentet Alizoti i bëri gjatë fjalës së tij në Kuvend, ku tha se Shqipërisë si vendi më i varfër në Europë i mungojnë 430 milionë euro nga buxheti i shtetit dhe kryeministri Edi Rama sipas tij, duhet të ishte në Kuvend dhe të jepte llogari.

“Parlamenti nuk është më parlament dhe institucion. Parlamenti merr vlerë kur kryeministri jep llogaridhënie. Sot ka një krizë të madhe shoqërore, politike dhe juridike, kur Kuvendi vendos të flaës për postën elektronike në rend dite. Kjo kur vendit më të varfër i mungojnë 430 milionë euro.

Ne duhet ta marrim në pyetje kryeministrit. Të bëjmë Parlamentin një institucion serioz. Rama nuk ka ardhur për çështjen në Amerikë me përmasa botërore, nuk erdhi për arratisjen e zv.kryeministrit.

Ne nuk po diskutojmë për gjysmën e qeverisë që është në burg, çfarë vlere ka Parlamenti. Kemi edhe një skandal për Bujqësinë. Ne nuk do hyjmë kurrë në Europë nëse bëjmë gjoja. Të jesh ministre ekonomie dhe të thuash këto gjëra… kjo është tragjedi”, është shprehur Alizoti.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.