Presidenti i Maqedonisë së Veriut Pendarovski vizitë në Pustec, ja çfarë thotë për Ballkanin e Hapur
Një vit më parë Pendarovski shprehej se Ballkani i Hapur ishte ide e mirë, por jo alternativë për BE-në dhe se nisma nuk do të kishte sukses përderisa nuk ishin përfshirë të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor. I pyetur për nismën, pas mbylljes së saj, Pendarovksi tha:
“Ballkani i Hapur që nga fillimi ishte një bashkëpunim rajonal mes shteteve të Ballkanit. Ka mbi 50 nisma për bashkëpunim, e Ballkani i Hapur ishte një prej tyre. Është e pakontestueshme për 6 vendet që janë pjesë e Ballkanit të Hapur, se çadër për të gjitha nismat është Procesi i Berlinit, i cili ka marrëdhënie strukturore më të sakta se Ballkani i Hapur”.
Të shoqëruar nga autoritete vendore të Bashkisë e të Qarkut të Korçës, dy presidentët me zonjat e para u ndalën edhe në pika turistike të zonës dhe në Pogradec
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



