Studenti i Akademisë së Policisë ia dorëzon të zotit portofoli me 10 mijë euro
Studenti ka gjetur një portofol plot valutë, lekë dhe dokumente dhe ia ka dorëzuar të zotit.

Në portofol ka pasur 10 mijë euro dhe 500 mijë lekë dhe Xhojsi nuk është menduar dy herë, por ka bërë një gjest për t’u duartrokitur pasi portofolin nuk ka hezituar ta dorëzojë.
Studenti për këtë shembull që tregoi u falënderua duke u vlerësuar me Certifikatë Mirënjohjeje, pasi Xhojsi tregoi modelin më të mirë që duhet të shfaqë një polic.

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



