E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
U arrestua sot nga SPAK, Pëllumb Gjoka ishte investitor strategjik i Ramës
Lajme

U arrestua sot nga SPAK, Pëllumb Gjoka ishte investitor strategjik i Ramës

Biznesmeni shkodran, Pëllumb Gjoka, i arrestuar mëngjesin e së enjtes me urdhër të SPAK, rezulton të ketë fituar statusin e investitorit strategjik me firmën e kryeministrit Edi Rama.

Në korrik të vitit 2021, Komiteti i Investimeve Strategjike miratoi statusin e investitorit për projektin “Silver Sand Resort”, me subjekt aplikues “Imperial Group”.

Kompania përfituese zotërohet në 56 përqind nga Pëllumb Gjoka dhe pjesa tjetër nga familjarët e tij, Kolë dhe Alida Gjoka.  Partia Demokratike në opozitë e ka akuzuar shpesh publikisht Pëllumb Gjokën se është angazhuar për blerjen dhe sigurimin e votave në favor të Partisë Socialiste të Edi Ramës.

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e akuzoi edhe para pak javësh Gjokën për blerje votash në favor të kandidatit socialist për kryetar të Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci.

Lidhjet e Gjokës me socialistët duket se i janë shpërblyer me miratimin e lejes së posaçme për ndërtimin e resortit në Velipojë.

Sipas vendimit të Komitetit të Investimeve Strategjike, projekti i Pëllumb Gjokës llogaritet të kushtojë rreth 50 milionë euro dhe parashikon ndërtimin e dy strukturave hoteliere dhe një serie apartamentesh për shitje.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.